Site icon Telegrafi

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Një rast i vdekjes së dyshimtë është duke u hetuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit të policisë, dje një person ka raportuar se motra e tij që ishte e shtrirë në QKUK kishte ndërruar jetë më 17 maj 2021.

Policia njofton se turpi i viktimës ishte dërguar për obduksion.

“QKUK 17.05.2021 – 16:00. Me 25.05.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij e cila ishte e shtrirë në QKUK, kishte ndërruar jetë me datën e lartcekur. Trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version