Një person ka deklaruar se bashkëshortja e tij gjatë trajtimit mjekësor kishte ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 06:40, në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/