Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë.
Policia njofton se një person është gjetur pa shenja jete nga një femër.
“Prishtinë 05.04.2023 – 06:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete nga ankuesja femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekje e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/