Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, të mërkurën rreth orës 17:00.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij është gjete pa shenja jete. Për këtë rast ka njoftuar vëllai i viktimës, dëshmitari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë me 14 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut me të cilën armë dyshohet se viktima kishte bërë vetëvrasje.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/