Telegrafi

Vdekje e dyshimtë në Kamenicë

Foto: Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në fshatin Stralic të Kamenicës.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të hënën në ora 12:06 në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion. /Telegrafi/