Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nga Emergjenca e Graçanicës ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo i njëjti kishte ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 06:45.
“Raportohet se nga emergjenca e Graçanicës në QKUK ishte dërguar viktima m/k, mirëpo i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. /Telegrafi/