Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:20.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/