Telegrafi

Një person gjendet pa shenja jete në një bunar në Abri të Epërme, ishte larguar nga shtëpia ditë më parë

Një person i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë është gjetur pa shenja jetë në një pus (bunar) në pyllin e fshatit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti bëhet i ditur se ka ndodhur të hënën rreth orës 19:40 në fshatin Abri e Epërmes, në Drenas.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/