Site icon Telegrafi

Vdekje e dyshimtë në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:40 në fshatin Qikatovë e re të Drenasit, ka ndërruar jetë një person.

“Viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër ka rënë nga skelet të cilat ishin të vendosura në këtë objekt dhe i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Gllogovc pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version