Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja e tij ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në spital.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të dielën në ora 15:20.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital”, thuhet në raport.
Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. /Telegrafi/