Site icon Telegrafi

Vdekje e dyshimtë e një femre në Prizren

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Prizren.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se nga familjaret e saj është sjellë në QKMF, viktima femër kosovare, pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e saj. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e martë rreth orës 16:20./Telegrafi/

 

Exit mobile version