Telegrafi

Vdekje e dyshimtë e një femre në Entin Special-Shtime

Policia e Kosovës bën të ditur se nga Enti Special-Shtime është dërguar një Spitalin e Ferizajt një femër pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:40.

“Vdekje e dyshimtë. Është raportuar se  nga Enti Special- Shtime në spitalin e Ferizajt është  sjellë pa shenja jete viktima femër K/Shqiptare”, thuhet në raport.

Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/