Policia e Kosovës bën të ditur se nga Enti Special-Shtime është dërguar një Spitalin e Ferizajt një femër pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 12:40.
“Vdekje e dyshimtë. Është raportuar se nga Enti Special- Shtime në spitalin e Ferizajt është sjellë pa shenja jete viktima femër K/Shqiptare”, thuhet në raport.
Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/