Telegrafi

Vdekje e dyshimtë afër lumit Sitnica në Mitrovicë

Mbrëmjen e së dielës, një person është gjetur i vdekur afër lumit Sitnica në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:50,  është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit”, deklaroi ai.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, shtoi tutje zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës./Telegrafi/