Një vdekje aksidentale ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në njoftimin për media.
Sipas Policisë, një person ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një pusetë ka gjetur babanë e tij të cilin menjëherë e ka dërguar për tretman mjekësor.
Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/