Ministrija e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se pas rastit të vdekjes tragjike të dy të rinjve në Gjermani, ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë.
Haradinaj-Stublla u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave si dhe qytetarëve të Deçanit dhe Kosovës.
Postimi i plotë:
Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë.
Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira. /Telegrafi/