Telegrafi

Vdekja e ish-të dashurës, Boateng largohet nga ekipi i Bayernit para finales në KBK

(Foto: Instagram/kasia_lenhardt)

Jerome Boateng është larguar nga skuadra e Bayern Munichut që po përgatitej për finalen e Kupës së Botës për Klube, pasi e dashura e tij është gjetur e vdekur në Gjermani.

Trupi i pajetë i 25-vjeçares Kasia Lenhardt është gjetur të martën nga policia në apartamentin e saj në Berlin.

Kasia ka qenë në një lidhje romantike me mbrojtësin bavarez për më shumë se një vit, por çifti u nda javën e kaluar (më 2 shkurt).

(Foto: Instagram/kasia_lenhardt)

Futbollisti e kishte konfirmuar ndarjen përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale duke shkruar: “Siç dihet nga mediat, unë i dhashë fund marrëdhënies time me Kasia Lenhardt”.

Ngjarja e rëndë e ka detyruar 32-vjeçarin që të tërhiqet nga finalja e Kupës së Botës për Klube që zhvillohet nesër (e enjte) në Education City Stadium në Al Rayyan të Katarit.

(Foto: Instagram/jeromeboateng)

“Hansi Flick ka konfirmuar se Jerome Boateng do të kthehet në Munih para finales për arsye personale”, shkruan në një njoftim të Bayernit. /Telegrafi/