Telegrafi

Vdekja e foshnjës që u lind në muajin e pestë, nga QKUK thonë se nëna iku nga spitali

Një grua ka lindur foshnjën e saj në javën e 20 të shtatzanisë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë dhe ka ikur nga spitali.

Pas lindjes, foshnja nuk ka arritur të mbijetoi dhe ka ndërruar jetë.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj në një deklaratë për Telegrafin tregoi se tashmë me rastin po merret policia.

“Është rast social. Ka lindur në javën e 20-të të shtatzënisë, pra merret abort, kjo ka dështuar dhe tashmë me rastin po merret policia”, tha ai.

Lexo po ashtu Vdes një foshnje e cila po trajtohej në QKUK, rasti po hetohet

Ndryshe, në raportin e policisë më herët u bë e ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhet në raport. /Telegrafi/