Site icon Telegrafi

Vdekja e Emiliano Salas, tashmë ka zyrtarisht një fajtor

Emiliano Sala (Foto: Getty/Goal)

Tashmë ka zyrtarisht një fajtor për vdekjen e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala.

Ish-futbollisti i Nantes humbi jetën në një aksident ajror në Kanalin Anglez bashkë me pilotin 59-vjeçar, David Ibbotson.

Lexo po ashtu Nuk mund ta pajtohet asesi me humbjen e vëllait: Motra e Emiliano Salas tentoi të bënte vetëvrasje

I akuzuari është David Henderson, i cili është organizatori i udhëtimit të 28-vjeçarit nga Franca drejt Uellsit, pasi kishte nënshkruar me Cardiff Cityn.

66-vjeçari u akuzua se kishte vënë jetën e Salas në rrezik për autorizimin e pamatur në kushtet e fluturimit.

Lexo po ashtu Detaje të reja nga vdekja e Emiliano Salas – piloti David Ibbotson mund të ketë kërcyer nga aeroplani

Trupi i argjentinasit u gjet në bordin e avionit dy javë pas ngjarjes në një thellësi prej 67 metrash. Ndërsa trupi i pilotit 59-vjeçar nuk u gjet kurrë.

Në tetor 2020, gjatë seancës, Henderson u deklarua i pafajshëm për akuzat në gjykatë dhe u lirua me kusht në pritje të seancës tjetër. Gjithashtu doli në pah se licenca e pilotit Ibbotson për të fluturuar me një aeroplan komercial skadoi në nëntor 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version