Site icon Telegrafi

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Policia ka marrë në pyetje shoqen e dy vajzave ukrainase që në rrethana të pa qarta u gjendën pa jetë në një banesë në kryeqytet.

Në dëshminë e saj Yeva Vorona e cila bashkëjetonte me Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, ka thënë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore se mbrëmjen e para ngjarjes, të treja së bashku kanë qenë në një klub nate në Tiranë dhe kanë qëndruar aty deri rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes.

Vorona rrëfen se shoqet e saj kanë konsumuar vetëm alkool gjatë mbrëmjes . Ajo ka treguar se shoqet e saj kanë qenë edhe konsumatore të qetësuesve një medikamenti të quajtur “Tramadol” që është për qetësim dhimbjesh.

Dhe këtë medikament e kanë përdorur edhe më shumë gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri. Përsa i përket ndonjë problem shëndetësor të shfaqur më herët, Vorona u tha hetuesve se njëra prej tyre vuante nga zemra, dhe tjetra nga epilepsia.

Lexo po ashtu Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

“Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte. Kur u zgjova në mëngjes i gjeta të pajeta dhe aty njoftova Policinë” mësohet t’i ketë thënë Vorona grupit hetimor.

Dëshmia e saj është marrë në prani edhe të një përfaqësuesi të Ambasadës së Ukrainës në Tiranë.

Sa i përket, një nga pistave hetimore se vajzat mund të jenë pjesë e një rrjeti prostitucioni, prokoruroria nuk ka avancuar hetimet pasi nuk ka prova konktrete, sepse ato kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Tiranë./RTSH

Exit mobile version