Site icon Telegrafi

Vdekja e dy fëmijëve në Francë: MPJ në kontakt me autoritetet franceze

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nëpërmjet shërbimit Konsullor dhe Ambasadës së Kosovës në Paris është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale në Francë.

Lexo po ashtu Dy fëmijë nga Kosova mbyten në një lumë në Francë – nëna e tyre nuk mundi të bënte asgjë

MPJ gjatë ditëve të ardhshme do të bëjë të ditur detajet lidhur me rastin e vdekjes së dy fëmijëve, të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe institucioni që udhëheq e ka marr me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Andaj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Ministri Pacolli, në këto momente të vështira shpreh gatishmeri se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjarët e viktimave “- thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme.

Exit mobile version