Site icon Telegrafi

Vdekja e babait të Hashim Thaçit, Xhuli Nura: Rriti një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë

Mbrëmjen e djeshme (e diel) ka ndërruar jetë babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.

Në një postim në InstaStory, modelja shqiptare Xhuli Nura, i ka shprehur ngushëllim familjes Thaçi.

E njëjta ka thënë se ai ka rritur një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Me pikëllim të thellë ndajmë dhimbjen për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit. Ai rriti dhe udhëzoi një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë, Hashim Thaçin, të cilit i detyrohemi shumë për lirinë dhe shtetin tonë”, u shpreh ajo.

Tutje ish-banorja e Big Brother VIP Kosova shtoi: “Ngushëllime të sinqerta familjes Thaçi”.

Lexo po ashtu Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Thaçi në ndërkohë para pak ditësh ishte në Kosovë për të vizituar babanë, derisa po trajtohej në QKUK.

Nga ana tjetër, siç raportohet specialja nuk e ka lejuar atë të marrë pjesë në varrimin e të atit. /Telegrafi/

Exit mobile version