Telegrafi

Vdekja e 70 vjeçares në Zhabar të Mitrovicës, policia arreston shoferin i cili e goditi me veturë

Një grua 70 vjeçare ka humbur jetën dje në fshatin Zhabar të Mitrovicës, si pasojë e goditjes nga një veturë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Sipas raportit thuhet se policia ka arrestuar ngasësin e veturës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lexo po ashtu Vetura godet për vdekje gruan 70-vjeçare në Zhabar të Mitrovicës

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesi ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/