Një 50 vjeçar është gjetur dje pa shenja jete në Prishtinë rreth orës 15:47.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.
“Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/