Telegrafi

Vdekja e 45-vjeçares në Prizren, Policia në vendin e ngjarjes gjenden armë, thika e fishekë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në rastin e vdekjes së 45-vjeçares në Prizren.

Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur të martën në orët e hershme të mëngjesit.

Lexo po ashtu Një 45-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në Prizren

“Prizren 18.06.2024-06:20. Raportohet se viktima femër kosovare ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, 3 gëzhoja, 2 karikator, 4 thika, 198 fishek të llojit të ndryshëm, disa pajisje të ndryshëm të armëve të zjarrit dhe disa pajisje për pastrim të armëve të zjarrit”, thuhet në raport.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/