Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me vdekjen e 31 vjeçarit K.M nga Vushtrria, trupi i pajetë i të cilit është gjendur sot skaj lumit Sitnica në Vushtrri.
“Mund t’ua konfirmojë se dy persona tashmë janë arrestuar si të dyshuar për involvim në rastin e vdekjes së 31 vjeçarit, i cili sot u gjend i vdekur afër lumit Sitnica në Vushtrri. Rasti është duke u hetuar’, ka thënë për Express Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.
K.M 31 vjeçar nga Vushtrria dyshohet të jetë vrarë mesnatën e mbrëmshme.
31 vjeçari është gjetur pa shenja jete në mesnatën e së hënës afër fabrikës ‘Llamarina”, në Vushtrri.