Site icon Telegrafi

Vdekja e 26-vjeçarit në Komisariat, familjarët akuza spitalit e policisë

E ëma e 26-vjeçarit që humbi jetën tek Komisariatin i Kamzës pretendon se nuk ia ka vënë i biri zjarrin komisariatit, ndryshe nga rezultatet e hetimeve të policisë.

Familjaret pretendojnë po ashtu se 26-vjeçari nuk ka vdekur nga zjarri, “pasi nuk ka pasur asnjë djegie në trup”.

E ëma tregoi për emisionin Sot në Euronews Albania, se i biri vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mirëpo në spitalin psikiatrik në Tiranë, nuk kanë pranuar ta trajtojnë për më shumë se pak javë.

“Ka 6 vite që e dërgoj djalin te spitali psikiatrik dhe ata më thonë se nuk është për këtu”, thotë e ëma.

Për këtë, e ëma thotë se ka bërë kërkesë për ta dërguar në spitalin e burgut, por rruga e vetme që kjo të ndodhte ka qenë denoncimi.

Ajo thotë thotë se problemet e shëndetit mendor, të birit i janë shkaktuar nga konsumimi i drogës.

Arben Mici humbi jetën nga asfiksia në komisariatin e Kamzës. Nga hetimet e deritanishme rezulton se vetë ai i vendosi flakën qelisë me çakmak.

Ai është denoncuar shpesh herë për dhunë në familje, herën e fundit nga e ëma që çoi në ndalimin e tij.

Exit mobile version