Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 24 vjeçarit në Obiliq.
Sipas policisë dyshohet se viktima ka qëlluar vetën me armë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka qëlluar vetën me armë, me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim mjekësor, ku pastaj nga mjekët përgjegjës është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/