Telegrafi

Vdekja e 15-vjeçares: Në gjendje të rëndë shëndetësore, mjeku që tentoi vetëvrasjen (Video)

Anestezisti Tefik Zhurda, që tentoi vetëvrasjen pas komplikimit të rrallë të hipetermisë malinje që i solli vdekjen pacientes 15-vjeçare Blerta Pepa, vazhdon të jetë në koma.

Stafi i Spitalit të Traumës po shikon edhe mundësinë e dërgimit të tij jashtë vendit, për një mjekim më të specializuar, si pasojë e dëmtimeve që kanë i shkaktuar preparatet e anestezisë që 53-vjeçari ia injektoi vetes në kushtet e një shoku psikologjik.

Kolegët e Zhurdës thonë se rasti ti tij është një fatkeqësi që mund t’i ndodhë kujtdo dhe, sipas tyre, në Shqipëri presioni është i papërballueshëm nga frika e hakmarrjes.

Megjithëse të dhënat e para nga mjekësia ligjore konfirmojnë komplikacionin hipetermia malinje dhe përdorimin e medikamentit dantolen, Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë tre mjekët që asistuan operacionin. /Top Channel/