Telegrafi

Vdekja e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë, KOMF kërkon përgjegjësi nga shteti

Foto: Ilustrim

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), nisur nga rasti i fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë, organizon sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Lexo po ashtu Prokuroria thotë se janë gjetur disa shenja të dhunës në trupin e 11 vjeçarit të vdekur

Në konferencë, do të prezantohet qëndrimi dhe kërkesat e KOMF ndaj institucioneve dhe do të kërkohen veprime dhe përgjegjësi për situatën e rëndë në të cilën shteti dhe institucionet vazhdojnë ti lënë fëmijët në situatë rruge, të përfshirë në punë të rënda, duke u përballur me rreziqet e shumta përfshirë abuzimin seksual, trafikimin dhe vrasjen.

Po ashtu edhe për neglizhencën institucionale dhe mos marrjen me prioritet të rasteve të abuzimeve të fëmijëve si dhe zbardhjen e rastit të fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë.