Real Madridi fitoi ndaj Gremios me rezultat 1-0 në finale të Kupës së Botës për Klube.
Goli i vetëm në takim u shënua nga Cristiano Ronaldo. Portugezi zakonisht ka festimet e tij tradicionale, por këtë herë habiti të gjithë duke vrapuar drejt bankës rezervë, më saktësisht në krahët e Lucas Vazquez.
El BICHO!!! Now the joint-highest international scorer EVER! https://t.co/0FBOkI6DBY
— M•A•J (@UltraSuristic_) December 16, 2017
Nuk është diçka e madhe, por e mjaftueshme që tifozët të bëjnë pyetje.
Për këtë u pyet edhe Vazquez pas ndeshjes, i cili shpjegoi të gjithën.
“I thash Cristianos se ai do të shënonte dhe kjo është arsyeja pse ai vrapoi drejt meje”, tha spanjolli.
Duket se CR7 dhe Vazquez e kalojnë mirë mes vete dhe për këtë kemi disa shembuj më poshtë. /Telegrafi/
Ronaldo dhe Benzema duke u tallur me Vazquezin, duke e konsideruar atë si një fëmijë:
https://www.youtube.com/watch?v=BuR9voWYgrE
CR7 duke ia dhuruar topin Vasquezit pasi shënoi het-trik ndaj Atleticos në LK:
Nuk mungojnë edhe shakatë pas ndeshjes në sytë e gazetarëve:
https://www.youtube.com/watch?v=S_sU0xS3AuU
Ronaldo dinë edhe ta teprojë, por Vazquez nuk ia kthen ashpër:
https://www.youtube.com/watch?v=gLa6s4OcLXo