Real Madrid ka barazuar në kuadër të xhiros së 33-të të La Ligës.
Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër Athletic Bilbaos duke luajtur baras me rezultat 1-1.
Pas kësaj ka folur trajneri sulmuesi spanjoll, Lucas Vazquez, i cili ka pohuar se nuk e merituan barazimin.
“Ekipi luajti një lojë të mrekullueshme, patëm raste, por nuk i shfrytëzuam, kjo është e vërteta”, tha Lucas Vasquez.
“Është e vërtetë që e kemi mendjen te Bayerni, por jo edhe kur luajmë. Kemi një javë përpara që të punojmë. Ne jemi në rrugë të mirë, jemi të sigurt dhe po luajmë mirë”, tha sulmuesi spanjoll.
Pas kësaj, Reali mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me 68 pikë, ndërsa Bilbao mbetet në vendin e 11 me 40 pikë. /Telegrafi/