Telegrafi

Vazquez njofton bashkëlojtarët: Do të shkoj te Unitedi

Lucas Vazquez (Getty Images)

Bashkëlojtarët e Real Madridit kanë mësuar se Lucas Vazquez pret të bashkohet me Manchester Unitedin këtë verë.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Vazquez i ka njoftuar bashkëlojtarët e tij në zhveshtore se pritet të largohet gjatë verës nga Santiago Bernabeu.

Ky medium raporton gjithashtu se mesfushori spanjoll u ka treguar edhe destinacionin e ri bashkëlojtarëve të tij.

Lexo po ashtu Liverpooli dhe Arsenali kontaktojnë me Vazquezin

Pretendohet se ai u tha shokëve të skuadrës se “Do të shkoj në United” – një zbulim që habiti tej mase Cristiano Ronaldon.

Vazquez duke festuar një gol së bashku me Ronaldon (Getty Images)

Jose Mourinho thuhet se është një tifoz i madh i spanjollit dhe ai e di se mund ta fitojë atë duke i ofruar atij vendin e titullarit te Unitedi.

Vazquez, 26-vjeç, konsiderohet pjesë e planit B të Zinedine Zidanes dhe ai ka luftuar për të gozhduar një vend titullari në skuadër.

Lexo po ashtu Reali ofron 150 milionë euro plus Vazquezin për Salah

Spanjolli mund të krahasohet me Ivan Perisic, i cili ishte i ndjekur nga Mourinho një vit më parë, pasi të dy janë anësor tipik.

Për Vazquezin interesim kanë shprehur edhe gjigantët tjerë anglez, Liverpooli. /Telegrafi/