Telegrafi

Vazquez merr një mega-ofertë nga Katari

Lucas Vazquez (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Lucas Vazquez është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Real Madridi, pasi ka marrë një mega-ofertë nga një klub në Katar.

Lojtari dëshiron të mendojë disa ditë dhe ta analizojë ofertën, para se të marrë ndonjë vendim.

Në ndërkohë, sipas Marca, Los Blancos nuk do ta pengojnë në rast se ai vendos ta pranojë ofertën.

(Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Vazquez është pjesë e planeve të Zinedine Zidane, mirëpo trajneri është i vetëdijshëm se në rast të shitjes do të përfitojë një shumë të madhe, të cilën mund ta investojë në të ardhmen.

Lexo po ashtu Top 20 lojtarët nga La Liga që do të jenë në tregun e transferimeve me çmim të përgjysmuar

Për anësorin janë të interesuara edhe klubet evropiane, si Napoli dhe Tottenham Hotspur, mirëpo nuk kanë bërë ndonjë ofertë konkrete deri më tani.

Kontrata e 29-vjeçarit skadon në verën e ardhshme, kur ai do të mund të largohej si lojtar i lirë. /Telegrafi/