Lucas Vazquez është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga Real Madridi, pasi ka marrë një mega-ofertë nga një klub në Katar.
Lojtari dëshiron të mendojë disa ditë dhe ta analizojë ofertën, para se të marrë ndonjë vendim.
Në ndërkohë, sipas Marca, Los Blancos nuk do ta pengojnë në rast se ai vendos ta pranojë ofertën.
Vazquez është pjesë e planeve të Zinedine Zidane, mirëpo trajneri është i vetëdijshëm se në rast të shitjes do të përfitojë një shumë të madhe, të cilën mund ta investojë në të ardhmen.
Për anësorin janë të interesuara edhe klubet evropiane, si Napoli dhe Tottenham Hotspur, mirëpo nuk kanë bërë ndonjë ofertë konkrete deri më tani.
Kontrata e 29-vjeçarit skadon në verën e ardhshme, kur ai do të mund të largohej si lojtar i lirë. /Telegrafi/