Telegrafi

Vazquez lavdëron talentet e Realit: Rodrygo dhe Vinicius mund të bëhen lojtarë të mëdhenj

Mesfushori spanjoll, Lucas Vazquez po i mbështet dyshen e talentuar, Rodrygo dhe Vinicius Junior të kenë karriera të mëdha në Real Madrid.

Të dy brazilianët ishin vendimtar në fitoren 2-0 të Los Blancos ndaj Osasuna të mërkurën mbrëma, pasi shënuan nga një gol.

Kjo paraqitje e tyre ka bërë që brazilianët e rinj të marrin lëvdata nga spanjoll Vazquez.

Lexo po ashtu Reali mposht Osasunan dhe bëhet lider i La Liga-së

“Ne jemi shumë të lumtur me dy nënshkrimet”, ka thënë fillimisht Vazquez.

“Ata do të evoluojnë dhe përmirësohen me qetësi”.

“Ata kanë atë që duhet për të qenë dy lojtarë të shkëlqyeshëm”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/