Site icon Telegrafi

Vazquez drejt largimit nga Reali, shumë skuadra pas tij

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Anësori spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe klubi nuk i ka ofruar kontratë të re.

Shumë skuadra janë vënë pas lojtarit i cili luan gjithë vijën e djathtë të fushës, duke filluar nga mbrojtja, në mesfushë e sulm.

29-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga vera e vitit 2015, derisa ka zhvilluar 231 ndeshje në total.

Reprezentuesi spanjoll edhe këtë edicion ka pasur hapësira të shumta, ku është aktivizuar në 25 ndeshje duke shënuar dy gola e duke asistuar në pesë të tjerë.

Shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e spanjollit.

Everton dhe Manchester United e duan atë në Angli, derisa Napoli e Milan në Serie A.

Vazquez mund të qëndrojë edhe në La Liga pasi pëlqehet nga dy ekipet, Sevilla e Valencia. /Telegrafi/

Exit mobile version