Në Exter të Anglisë, shoferët është dashur të bëjnë kujdes, nga një barkë e gjatë afro pesë metra, që ndodhej në mes të rrugës.
Besohet se pronarët e saj, nuk e ka ditur që iu ka rënë nga rimorkio dhe kanë vazhduar të udhëtojnë, transmeton Telegrafi.
“Më dukej sikur ta ketë sjelle vala, por deti ishte shumë larg”, ka shkruar personi që e ka publikuar filmimin.
Rasti që ka ndodhur ditë më parë është nën hetime, ndërsa nuk dihet se kush është pronari i barkës. /Telegrafi/