Telegrafi

Vazhdon trendi – Drake për pak sa nuk u godit me telefon në skenë

Drake iu desh t’i shmangej një telefoni të hedhur në skenë gjatë koncertit të tij këtë javë.

Reperi 36-vjeçar filloi turneun e tij “It’s All A Blur” me 21 Savage në United Center në Çikago mbrëmë dhe ai u bë ylli i fundit pas Bebe Rexha dhe Lil Nas X që kishin probleme me fansat në skenë.

Në një moment gjatë koncertit të së enjtes, Drake po performonte një interpretim të këngës “Anxious” të Ginuwine, një fans ia hodhi telefonin në skenë.

Foto: Wire Image

Në një video të postuar nga një fans në TikTok, ai duket se përpiqet të kap pajisjen, por humbet dhe e shikon të bjerë në tokë.

Fatmirësisht, ai shihej i padëmtuar nga incidenti dhe vazhdoi me performancën para publikut.

Muajin e kaluar, një numër muzikantësh në të gjithë Amerikën u sulmuan nga pjesëmarrësit e koncerteve në mënyra të ndryshme.

Së pari, Bebe Rexha u godit në fytyrë pasi dikush nga turma hodhi celularin drejt saj, duke e lënë këngëtaren e “Hearts Wants What It Wants” me sy të zi dhe qepje.

Këngëtarja Kelsea Balerini pësoi një incident të ngjashëm gjatë shfaqjes së saj në në Boise, Idaho të mërkurën e kaluar, kur një fans hodhi një byzylyk në skenë dhe e goditi në fytyrë.

Foto: Instagram

Dhe së fundmi, Lil Nas X iu shmang një lodre seksi kur performoi në Lollapalooza në Stokholm, Suedi. /Telegrafi/

Foto: Pop Crave