Në vitin e fundit është shndërruar në një traditë te Interi se sa herë ka dikush ditëlindjen, atëherë ai mbulohet me miell dhe vezë.
Kjo shaka bëhet mes lojtarëve dhe stafit teknik, kështu për të përmirësuar sa do pak atmosferën grupore.
Është Mauro Icardi ai i cili është gjithmonë në krye të çdo shakaje, por jo dhe sot.
Argjentinasi kishe ditëlindjen dhe mbushi 25 vjet, që tradita e millit dhe vezëve mos të prishet u përkujdesen dyshja Davide Santon dhe Roberto Gagliardini.
Icardi është përfshirë në 110 gola në 147 ndeshje në Serie A për Interin që nga sezoni 2013/14.
Ai ka arritur të shënojë 89 gola dhe ka asistuar 21 herë.
Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Beneventos që renditet e fundit në tabelë. /Telegrafi/