Policia e Kosovës pas publikimit të rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë, ka vazhduar me fazën e dytë të testimit të shkathtësive fizike i cili do të vazhdojë deri me datën 30.03.2022.
Testimet po mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.
Në këtë testim janë të ftuar 1447 kandidatë të cilët kanë kaluar fazën e testimit me shkrim.
Numri i kandidatëve të cilët po i nënshtrohen testit fizik në baza ditore është 500 kandidatë të ndarë në dy grupe, proces ky i cili vazhdon edhe nesër./Telegrafi/