Site icon Telegrafi

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Indi dhe Meksikë

Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 494 vdekje, në Indi 836 ndërsa në Meksikë 226.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 23.421 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.605.783 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 114.744 me 494 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 754.129 raste dhe 28.467 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.739.035.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 61.408 raste të reja, duke e rritur në 3.106.348 numrin e të infektuarve ndërsa me 836 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 57.542.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.338.035, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 226 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 60.480. Ndërkaq, me 3.948 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 560.164.

Deri më tani, në vend janë shëruar 383.872 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Exit mobile version