Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.088 vdekje, në Indi 853 dhe në Meksikë 784.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 45.392 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.707.877 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 93.563.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 552.318 raste dhe 23.286 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.865.729, transmeton Anadolu Agency.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili aktualisht është vendi i dytë më i prekur në botë pas SHBA-së.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 54.735 raste të reja, duke e rritur në 1.750.723 numrin e rasteve, ndërsa me 853 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 37.364 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.145.629.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 784 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 47.472. Ndërkaq, me 9.556 raste të reja, është rritur në 434.193 numri i të infektuarve me COVID-19.
Deri më tani, në vend janë shëruar 284.847 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.