Numri zyrtar i njerëzve të vdekur në disa tërmete shkatërruese që goditën shtetin turk dhe sirian në muajin shkurt është rritur në 50,782 vetëm në Turqi.
Midis tyre janë rreth 7300 të huaj, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu për CNN turk.
Kujtojmë se dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter tronditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më 6 shkurt.
https://www.youtube.com/watch?v=yPIBuD1PKWc
Më shumë se 57 mijë banorë vdiqën në të dyja vendet, dhe më shumë se dy milionë mbetën të pastrehë vetëm në Turqi.
Javën e kaluar, një stuhi në rajonin e goditur nga tërmeti, Kahramanmaras dëmtoi tendat që strehonin përkohësisht të mbijetuarit, duke lënë të vdekur një person.
Përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen në Turqi më 14 maj, Soylu tha se do të merren masa sigurie në zonat e prekura nga tërmeti, por nuk dha detaje. Ai shtoi se votimi do të bëhet në shkolla dhe kontejnerë. /Telegrafi/