Site icon Telegrafi

Vazhdon të mbretëroj mot me diell në vendin tonë, këto janë temperaturat për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbaj mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara.

Nuk parashihet të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version