Qeveria ka marrë vendim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga data 31 maj.
Ndër këto masa janë edhe rregullimi i punës së shkollave dhe institucioneve tjera arsimore
“Institucionet publike dhe private të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit”.
Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.
Ndërsa një pikë tjetër përmend edhe ndalesën e organizimit të aktiviteteve jashtë mësimorë, siç janë ekskursionet etj.
“Të gjitha institucioneve publike dhe private të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimorë, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve”, thuhet në vendim./Telegrafi/