Dua Lipa është duke korrur sukses të madh me këngën e saj “New Rules” që u publikua me datën 7 korrik.
Se kjo këngë pëlqehet e dëshmon edhe numri i madh i shikimeve të klipit muzikor në YouTube që aktualisht numëron 96 milionë.
Mirëpo, kënga “New Rules” është renditur e para në listën e këngëve më të dëgjuara në Britani të Madhe, sipas aplikacionit të famshëm, Spotify.
Njoftimin për këtë e ka bërë vet këngëtarja shqiptare përmes një postimin në Instagram.
“Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen! Më pëlqen që e doni! Faleminderit”, ka shkruar Dua. /Telegrafi/