Vazhdon solidarizimi me zonat e goditura nga vërshimet
Me 300.000 denarë ndihmë në të holla, ndihmë njerëzore dhe resurse teknike që i janë në dispozicion Komunës së Ohrit do të jap e njëjta kontributin e saj për tejkalimin e pasojave nga fatkeqësia natyrore e cila ditëve të kaluara e kaploi rajonin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me kërkesë të kryetarit të Komunës, sot është mbajtur një seancë e komisionit për financa në suaza të Këshillit të qytetit të Ohrit, ku është miratuar shuma prej 300.000 denarësh për sanimin e dëmtimeve nga vërshimet.
Edhe sot Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë ka vazhduar me dërgimin e ndihmave në Hasanbeg. QSA është solidarizuar me banorët e Hasanbegut të cilët nga moti i lig dhe vërshimet, tashmë nuk kanë as ujë të pastër për pirje, por edhe as rrymë elektrike.
Sot është dërguar një furgon me produktet më të rëndësishme për situata të këtilla krize, qiri, bukë, ujë dhe ushqime të konservuara.
Nga ana tjetër në Radovish që nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar aksioni humanitar për grumbullimin e ndihmave për zonat e goditur nga vërshimet në Shkup.
Ky aksion ka përfshirë donacione të ujit për pije, mjete për higjienë personale, ushqim të konservuar, mjete për dezinfektim dhe detergjente, dhe të ngjashme.
Aksionit për solidarizim me rajonet e goditura të Tetovës dhe Shkupit i është bashkëngjitur edhe komuna e Dellçevës. Sot para punktit të hapur para Kryqit të kuq të Maqedonisë, të punësuarit në komunë dhe kryetari i komunës nga mjetet e tyre kanë dhuruar ushqim, ujë dhe mjete higjienike.
Aksion dhurimi kishte edhe në Berovë. Nga komuna i kanë ftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune ta shprehin humanitetin e tyre në vepër dhe ta japin ndihmën e tyre.
Edhe “Spaarkase” Maqedoni sot ka dhuruar 1.000.000 denarë si ndihmë financiare për familjet nga zonat e vërshuar në Shkup dhe Tetovë.
Përmes këtij gjesti human edhe kjo bankë është bërë pjesë e aksionit të organizuar nga Kryqi i kuq i Maqedonisë./Telegrafi/