Site icon Telegrafi

Vazhdon skandali i votave në Big Brother, publikohen imazhet kompromentuese! (Foto)

Ditën e sotme janë publikuar disa mesazhe, nga fansat e spektaklit “Big Brother”.

Përkatësisht fansat e çiftit Danjel-Fotini. Sipas tyre, diçka e padrejtë po ndodh në procesin e votimit, pasi konfirmimi për mesazhet e dërguara nuk kthehet. Ose mesazhet nuk shkojnë fare. Kjo është vënë re dy javët e fundit, pasi më herët mund të votonin normalisht.

“Të shtunën është hapur votimi për çiftin më të pëlqyer të javës. Normalisht sapo deklarohet i hapur votimi çdokush mund të votojë. Në fakt kësaj radhe nuk ka ndodhur kështu. Fansat votojnë çiftin e preferuar, vota dërgohet por konfirmimi nuk vjen. As vlera monetare e një sms nuk zbritet nga llogaria. Janë qindra ankesa për këtë situatë, transmeton RevistaWho.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Tani nëse bëjmë një analizë të thjeshtë: Votat janë dërguar. Në një moment ose në një tjetër ato do të hyjnë në sistem. Nëse ky momenti i takon kësaj jave atëherë çdo gjë është në rregull.

Po nëse supozojmë që këto vota kalojnë në sistem pasi të jetë hapur një televotim i llojit tjetër (për të larguar një çift) atëherë i bie që fansat të kenë votuar për të nxjerrë nga shtëpia të preferuarin e tyre.

Dhe ky është skandal. Quhet menaxhim duke manipuluar teleshikuesin. Dhe nuk është aspak e drejtë. Aspak!

Nga ana tjetër, fansat e konkurrentëve duke parë që vota nuk konfirmohet, po tentojnë ta bëjnë votimin sërish e serish. Dhe sërish votat do i marrin kompanitë telefonike, por kur dhe pse jo tani?

Dilema të mëdha që shpresojmë fort të mos jenë të vërteta”, shkruhet në mesazhin e ardhur sot në redaksinë tonë.

Exit mobile version