Site icon Telegrafi

Vazhdon simulimi i shëmtuar nga Mohamed Salah – egjiptiani po shndërrohet në një lojtar acarues

Mohamed Salah ka prodhuar një tjetër skenë duke simuluar në fitore minimale 1-0 të Liverpoolit ndaj Wolverhampton Wanderers.

The Reds triumfuan fal golit të Diogo Jotas që realizoi kundër ish-skuadrës së tij.

Por, fitorja e Liverpoolit kaloi nën hije, kur Salah vendosi të simulonte për një faul inekzistentë.

https://twitter.com/DJJamieTaylor1/status/1371569600626884613?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1371569600626884613%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ffootball-news-reactions-mohamed-salah-slammed-for-diving-after-challenge-from-willy-boly-20210316

Mbrojtësi i Ujqve, Willy Boly ishte në duel me egjiptianin, derisa ky i fundit u rrëzua lehtas në tokë.

Kjo nuk është hera e parë që anësori i Liverpoolit prodhon skena të tilla, derisa gjyqtarët kanë filluar të njohin personalitetin e tij si futbollist.

Në muajin e kaluar, Salah kishte bërë të njëjtën gjë ndaj Manchester Cityt, por aty ia doli të rrëmbente një penallti.

Në rrjetet sociale ka reagime nga më të ndryshmet, e të cilat janë negative për egjiptianin që ka filluar të shpejtojë simulimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version